Sport Shqiptar “Ne jemi duke punuar që më së largëti në vitin 2024 të jemi në pesëshen më të mirë në Evropë sa i përket organizmit të MMA-s”

KFS zhvillohet sot, Kosova me ambicie të mëdha për organizimin e kësaj gare

Kosova Fighting Series do të vijë për herë të dytë në Kosovë.

Të hënën 16 luftëtar do të futen në kafaz për të luftuar me njëri-tjetrin.

Kryetari i Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovës, Besart Berisha, për Shqip.com ka treguar se ky lloj i sportit është shumë i përhapur në Kosovë.

“Kosova Fighting Series është një organizim, i cili i përket sportit të MMA. Këto lufta zhvillohen në kafaz. Ky lloj organizimi është formuar në 2020, ku u mbajt edicioni i parë. Interesimi për këtë sport në Kosovë është shumë i madh”, tha ai.

Ai tutje shtoi se ky lloj i organizimit është shumë i rëndësishëm për Kosovë.

“Ky është një organizim shumë i rëndësishëm, pasi që është sporti që po rritet më së shpejti në botë për momentin. Ne jemi duke punuar që më së largëti në 2024 të jemi në pesëshen sa i përket organizmit të MMA në Evropë”.

Kjo nuk është hera e parë KFS zhvillohet në Kosovë, pasi i njëjti organizim u mbaj edhe para dy viteve, por madhësia e evenimentit ka ndryshuar.

“Kjo është hera e dytë i një organizimi të tillë, por kësaj here do të ndryshoj masiviteti i organizimit, sa i përket madhësisë, programit të luftërave, spektatorët dhe shumë të tjera. Po ashtu kualiteti i luftëtarëve do të jetë më i mirë, po ashtu kemi disa të ftuar të veçantë dhe artist të ndryshëm”.

KFS 2 do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:00, ku do të performoj edhe Unikatili./Shqip.com