KFOR-i vazhdon të jetë prezentë edhe pas marrjes në kontroll të kufirit shtetëror nga Policia e Kosovës

Misioni i KFOR-it do të vazhdojë të jetë prezentë edhe pas marrjes në kontroll të kufirit shtetërore nga ana e Policisë së Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e KFOR-it në një përgjigje për Shqip.com.
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim kohët e fundit në pozicionin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. KFOR-i mban një prani të dukshme dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet fillimisht në përgjigjen e KFOR-it.
Po ashtu nga KFOR-i bëjnë me dije që pjesëtarët e tyre janë të vendosur në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën. Personeli nga Komanda Rajonale e KFOR-it në Lindje është i pranishëm në afërsi të pikave të kalimit Jaringe dhe Bërnjak, përmes pikave të vendosura të kontrollit të trafikut dhe përmes patrullave të vazhdueshme në zonë së bashku me personelin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të Karabinierëve dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e KFOR-I,

Ndërsa sot gjatë ditës, ka filluar patrullimi i rregullt të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjithë hapësirën në Liqenin e Ujmanit.
Përmes një njoftimi për media nga ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se kufiri shtetëror është më i plotë.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”, shkroi Sveçla.
Pamje nga Patrullimi në Liqenin e Ujmanit
Kujtojmë se para një muaji, Policia e Kosovës ishte sulmuar në Liqenin e Ujmanit./Shqip.com