Lajme

KFOR-i: Nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandimin e armëve në kisha

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se nuk ka dëshmi për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë dhe shfrytëzimin e kishave ortodokse për t’i mbajtur ato.

Tutje, KFOR, tha se për informata të plota, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e organizatave të sigurisë së Kosovës

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.

Kujtojmë që të martën, deputetja britanike, Alicia Kearns, tha se Serbia sjellë armë në Kosovë përmes autoambulancave dhe i shkarkon në kisha ortodokse.

/Shqip.com