Lajme

KFOR-i largohet nga pikë-qëndrimi në Rudar

Pjesëtarët e KFOR-it që qëndruan në Rudar në rrugën kryesore, afër vendit ku serbët ngritën barrikada më 31 korrik, nuk janë më në atë vend.

Siç shkruan mediumi serb nga veriu Radiomitrovicaserver, anëtarët e kontingjenteve polake, hungareze dhe amerikane kanë marrë radhë në atë pikë gjatë javëve të fundit e që disa ditë më parë janë larguar nga dritat e vëmendjes që e kanë sjellë në këtë vend.

Në ditën kur serbët në Zveçan vendosën të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, KFOR-i u tërhoq nga lokacioni në Rudar.

Deri tash KFOR-i nuk është deklaruar lidhur me këtë rast.

/Shqip.com