Lajme

KFOR-i i largon barrikadat në Jarinjë

Njësitet e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, gjatë ditës së sotme i kanë larguar barrikadat në Jarinjë, tek vendi i njohur si “Përroi i Zhazhës”.

Këto barrikada kanë qëndruar aty tash e një muaj, pasi serbët kishin bllokuar rrugët, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

Rreth largimit të barrikadave nga ana e KFOR-it, gjatë ditës kishte paralajmëruar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Përveç kësaj, policia ka njoftuar se do të asistojnë KFOR-in gjatë largimit të barrikadave në Jarinjë.

/Shqip.com