KF Vëllaznimi zgjedh kryesinë e re të klubit
Publikuar:
(11.02.2023 20:25:27)

KF Vëllaznimi ka zgjedhur kryesinë e re të klubit. Kjo është bërë e ditur nga vet klubi gjakovar përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
President i klubit u zgjodh Gazmend Boshnjaku, kurse nënkryetar Erzen Kumnova.
Drejtor Ekzekutiv u zgjodh Ilirjan Zhubi, menaxher i përgjithshëm, Bujar Guci kurse Drejtor Sportiv, Edi Luzha.
/Shqip.com