Sport Shqiptar

KF Tirana – kampione e Shqipërisë

KF Tirana

KF Tirana është edhe zyrtarisht kampione e Shqipërisë.

Bardhekaltërit kanë triumfuar në udhëtim te Partizani, me rezultat 1-2 për të siguruar titullin.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar ka treguar formë të lartë thuajse gjatë tërë kampionatit dhe kjo i është shpërblyer.

Pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, Tirana ka arkëtuar 21 fitore, është mposhtur pesë herë, teksa ka regjistruar shtatë barazime.

May be an image of 6 people, stadium and outdoors
Momente nga festa

Në total, bardhekaltërit kanë grumbulluar 70 pikë. 13-të më shume se Laci i vendit të dytë – që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky ishte titulli i 26-të që Tirana e ka ngritur, teksa mbetet të shihet se çfarë paraqitje do ketë në garat evropiane. /Shqip.com

Tabela e Superiores