Sport Shqiptar

KF Prishtina zyrtarizon transferimin e Florent Avdylit

Florent Avdyli

KF Prishtina po vazhdon ta përforcoj skuadrën me transferimet e lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, shkruan Shqip.com.

Së fundmi, skuadra nga kryeqyteti ka zyrtarizuar transferimin e Florent Avdylit nga skuadra e Teutës në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Lajmin për transferimin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.

“Ta vesh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar”, ka thënë Avdyli pas zyrtarizimit të tij te bardhekaltrit.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me kryeqytetasin, që do ta mbajë atë në skuadër së paku deri në vitin 2024.

Mesfushori nga Drenasi karrierën e nisi te SHF Kurda, atëkohë si 10-vjeçar, pastaj për të luajtur për skuadra tjera si Prishtina U19, KEK-u, Ramiz Sadiku, Hajvalia, Feronikeli, Trepça, Liria dhe së fundmi ishte pjesë e Teutës./Shqip.com