KF Opoja inkuadrohet në Ligën e Dytë të Kosovës
Publikuar:
(22.05.2023 18:25:54)

Klubi i Futbollit, Opoja është inkuadruar në Ligën e Dytë të Kosovës për herë të parë.
Opoja e mposhti Deçanin me anë të penalltive në barazh, për të siguruar ngjitjen në elitën e tretë kryesore të futbollit kosovar.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, dhe njëashtu edhe në kohën shtesë. Në gjuajtjen e penaltive, lojtarët e Opojës ishin më të saktë.
Heroi i Opojës ishte portieri Zekri Alija, i cili priti dy penallti.
Kështu skuadra nga Prizreni, nga sezoni i ardhshëm garat do t’i zhvilloj në Ligën e Dytë.
/Shqip.com