Sport Shqiptar

KF Kika – nuk është njoftuar me humbje akoma

KF Kika

KF Kika e ka nisur më këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë, Grupi B.

Skuadra nga Hogoshti nuk është njoftuar ende me humbje – pas katër xhirove të zhvilluara.

Deri më tani – ky ekip ka arkëtuar dy fitore e dy barazime – dhe është në kuotën e tetë pikëve.

KF Kika

Kika e ka golaverazhin më të mirë në këtë grup – sepse ka shënuar shtatë gola në total – teksa ka pranuar vetëm tri .

Vushtrria, Vjosa, Ulpiana janë tri skuadrat që kanë nga shtatë pikë dhe e ndjekin nga pas vendin e parë.

Në fund të tabelës gjendet 2 Korriku – me vetëm një pikë./Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë, Grupi A