KF Drita zyrtarizon transferimin e Rron Brojës
Publikuar:
(03.08.2021 14:05:26)

KF Drita ka zyrtarizuar transferimin e Rron Brojës nga klubi i Partizanit të Tiranës, shkruan Shqip.com
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi nga Gjilani përmes rrjetit social “Facebook”.
Në të kaluarën 25-vjeçari ka luajtur në Superligën e Kosovës te skuadra e Trepçës ’89.
Ndërsa, së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, me të cilët ka shënuar një gol në 21 paraqitje garuese për ta.
Në të kaluarën ai është aktivizuar edhe për skuadrën e Shkupit, ndërsa karrier ka bërë edhe në Belgjikë, te skuadra Gent dhe Deinze.
Broja do të bartë fanellën me numrin katër te “Intelektualët”.
Me transferimin e mesfushorit, Drita ka mbyllur merkaton e blerjeve./Shqip.com