Këtu e gjeni vendvotimin tuaj për zgjedhjet e 14 nëntorit
Publikuar:
(13.11.2021 20:59:02)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se si mund ta gjeni vendvotimin tuaj.
E thjesht klikoni këtu dhe shënoni numrin e letërnjoftimit tuaj.
Më 14 nëntor, në 21 komuna do të hapen vendvotimet për të votuar për kryetarin e komunës.
Deri në ora 19:00 qytetarët mund të dalin e të votojnë.
Më pastaj fillon edhe numërimi i votave.
Nga zgjedhjet e 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës fitoi katër komuna pa balotazh, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dy sosh.
Ndërkaq, parti në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje s’e fitoi asnjë komunë pa balotazh, por në raundin e dytë është në 12 komuna. /Shqip.com