Këto janë ndeshjet e kësaj jave në LaLiga, përballje të lehta për Atleticon e Realin, por jo edhe për Barçën

Këtë javë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në LaLigën spanjolle, shkruan Shqip.com.
Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madrid do të këtë ndeshje të lehtë në letër kundër Elches.
“Los Colchoneros” do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj të javës së kaluar kundër Celta Vigos.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielen në “Wanda Metropolitano” me fillim nga ora 19:30.
Nga ana tjetër, përballje të lehtë pritet të ketë edhe Real Madrid në udhëtim te Levante i Enis Bardhit.
Edhe “Los Blancos” do të kërkojnë pikët e radhës pasi siguruan tre pikët e javës së kaluar kundër Alaves.
Ndërsa Levante barazoi në ndeshjen e xhiros së parë kundër Cadiz.
Kjo përballje do të zhvillohet të dielen në “Cuidad de Valencia” me fillim nga ora 22:00.
Ndeshje jo të lehtë pritet të ketë Barcelona në përballje me Atletico Bilbao.
Katalanasit regjistruan fitoren e parë javën e kaluar kundër Real Sociedad, kurse Bilbao barazoi në udhëtim te Elche.
Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën në “San Mames” me fillim nga ora 22:00.
Ndeshja tjera që do të zhvillohen këtë javë në LaLiga janë: Real Betis – Cadiz, Alaves – Mallorca, Granada – Valencia, Espanyol – Villarreal, Real Sociedad – Rayo Vallecano, Getafe – Sevilla dhe Osasuna – Celta Vigo./Shqip.com