Lajme

Këto janë katër shqetësimet e LDK-së lidhur me neglizhencën e Qeverisë Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se gjatë javës që shkoi, ka adresuar katër shqetësimet e kësaj partie lidhur me neglizhencën e Qeverisë së Kosovës.

Sipas LDK-së, Qeveria nuk respektoi kushtetutën, kishte tendenca për kapjen e drejtësisë e po ashtu shqetësuese sipas LDK-së ishte dhe raporti i Demartamenti te Shtetit të Amerikës.

Në një komunikatë, në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka adresuar katër shqetësimet e saj ndaj Qeverisë.

Arsim – Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kanë kaluar një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministrja nuk e ka ofruar dorëheqjen, duke shkaktuar kështu precedent tejet të rrezikshëm për rendin kushtetues.

Ekonomi – Në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik afatgjatë e investime kapitale që sjellin të mira afatgjate, Qeveria u ka shpërndarë qytetarëve lëmoshë, nga 100 euro vetëm për një muaj (prill).

Drejtësi – Qeveria pasi që ka kapur shumicën e institucioneve, ia ka mësyrë atyre të pavarura. Nismat e saj legjislative dhe veprimet politike kanë një qëllim; sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, edhe ato të pavarura. Kështu duke u shndërruar në një cenuese të demokracisë dhe rendit kushtetues.

DASh – Shqetësuese janë të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021. Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e mediave, pandëshkueshmëri të korrupsionit, si dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor./Shqip.com