Sport Ndërkombëtar

Këta priten në jenë katër kapitenët e Real Madridit pas largimit të Ramos dhe Varane

Marcelo & Karim Benzema

Real Madrid ka përpiluar listën prej katër lojtarëve të cilët do të jenë kapitenët e tyre për edicionin e ardhshëm pas largimit të Sergio Ramos dhe Raphaël Varane, shkruan Shqip.com.

Ramos përfundoi aventurën e tij në Madrid pas një karriere të bujshme me klubin, duke kompletuar transferimin e tij te Paris Saint-Germain me parametra zero.

Ndërkohë, Varane është në prag të largimit nga skuadra mbretërore, pasi Manchester United veç ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e tij.

Marcelo do të jetë pasuesi i Ramos si kapiteni i klubit, i cili edhe drejtoi skuadrën në fillim të këtij muaji duke potencuar se “ishte një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh kapiten” i Real Madridit.

Sipas “Football Espana”, në mungesë të mbrojtësit brazilian, Karim Benzema do të jetë kapiteni i dytë i skuadrës.

Nacho raportohet se ishte emëruar kapiten i tretë, ndërsa Varane thuhet se fillimisht do të ishte i katërti përpara largimit të tij drejt “Old Trafford”.

“Mundo Deportivo” tani raporton se mesfushori kroat, Luka Modric do të zërë vendin e mbrojtësit francez duke qenë kapiteni i katërt i skuadrës.

Real Madrid hap edicionin e saj me ndeshjen kundër Alaves në udhëtim më 14 gusht./Shqip.com