Sport Ndërkombëtar

Këta janë tre yjet evropianë që refuzuan milionat arabë

Saudi Arabian flag in stadium field with soccer football

Pasi arritën të transferonin në kampionatin e tyre, lojtarë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e N’Golo Kante, klubet e Arabisë Saudite duket se nuk kanë të ndalur dhe kërkojnë t’i “rrëmbejnë” Evropës, jo 1 por 3 ish-kampionë bote në vitin 2014 me Gjermaninë.

Klubet arabe, Al-Hilal, Al-Nassr, Al-Ittihad kanë kërkuar respektivisht transferimin e Mario Gotze, Thomas Muller e Toni Kroos, mirëpo që të tre thuhet se i kanë refezuar milionat arabe, të paktën kështu raporton presitgjiozja gjermane, “Bild”.

Me këta tre lojtarë në “listën” e arabëve duket se këta të fundit e kanë marrë tepër seriozisht, “misionin” e kthimit të vendit të tyre, në një prej “epiqendrave” të botës së futbollit.

/Shqip.com