Lajme Botë

Këta janë tre iranianët që u sanksionuan nga SHBA për sulme kibernetike

haker

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sanksionuar dhe akuzuar tre iranianë se kanë kryer sulme kibernetike kundër qindra viktimave në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe shtete tjera.

Në padi përfshihen, Mansour Ahmadi, Ahmad Khatibi Aghda dhe Amir Hossein Nikaeen Ravari, të cilët besohet se kanë kryer një mori sulmesh kibernetike nga tetori i vitit 2020 e deri në shtator të këtij viti.

Burrat akuzohen për sulme të cilat kanë pasur synim sigurimin e të dhënave personale dhe se kanë kërkuar para për kthimin e tyre.

Në disa raste, viktimat i kanë bërë pagesat, kanë thënë autoritetet amerikane.

Në mesin e viktimave amerikane kanë qenë qeveritë lokale, një institucion për strehim të personave që përballen me dhunë, një spital fëmijësh, disa kompani të kontabilitetit dhe kompani për prodhim të energjisë, raporton REL.

Sipas zyrtarëve, sistemet kompjuterike të këtyre institucioneve kanë qenë të cenueshme ndaj hakimeve.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Drejtësisë, u ka thënë gazetarëve se padia “nuk sugjeron se këta persona kanë kryer këto veprime në emër të Qeverisë së Iranit”.

Megjithatë, në një njoftim tjetër të Departamentit amerikan të Thesarit, është thënë se tre personat kanë qenë pjesë e një grupi të madh të hakimit, që është i lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Sipas këtij departamenti, disa viktima kanë qenë edhe brenda vetë Iranit.

Ky zyrtar ka thënë se aktiviteti, edhe nëse nuk është urdhëruar nga Qeveria iraniane, megjithatë ekziston, sepse regjimi u mundëson hakerëve që të veprojnë, pa pasur frikën e ndëshkimit.

Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të forcuar sigurinë kibernetike.

Kompanitë teknologjike premtojnë miliarda për sigurinë kibernetike

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja ka thënë se këta tre persona të sanksionuar besohet se janë në Iran.

Arrestimi i tyre është pak i mundshëm, mirëpo Departamenti amerikan i Drejtësisë beson se akuzat “e bëjnë të pamundshëm” largimin e tyre nga shteti.

Sipas autoriteteve amerikane, vlera e pagesave që janë bërë nga qytetarët, si pasojë e sulmeve kibernetike, ka shkuar në 590 milionë dollarë, në krahasim me 416 milionë dollarë amerikanë më 2020.

Qeveria amerikane ka vlerësuar se këto pagesa shpërfaqin vetëm një fraksion të dëmit që i shkaktohet ekonomisë nga aktivitete të tilla./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022