Lajme

Këta janë kryetarët e degëve të Lëvizjes Vetëvendosje në shtatë komunat kryesore të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje mbajti zgjedhjet e brendshme. Në krye të saj edhe për një mandat pritet të jetë Albin Kurti. Ndërsa në krye të organizatës së Grave pritet të jetë Albulena Haxhiu.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme zgjedhjet janë mbajtur edhe në shtatë degët kryesore.

Prishtinën pritet ta udhëheq Arben Vitia së bashku me Leonora Shabani Bajraktari, si kryetare e gruas.

Arben Vitia

Në krye të degës në Gjakovë pritet të jetë Agon Batusha, kryetare e gruas pritet të jetë Afërdita Kusari – Kumnova.

Agon Batusha

Në Podujevë në krye të degës pritet të jetë Shpejtim Bulliqi ndërsa si kryetare e gruas është zgjedhur Adelina Stublla.

Shpejtim Bulliqi

Në Komunën e Pejës Kryetar i qendrës është zgjedhur, Taulant Kelmendi ndërsa kryetare e degës është zgjedhur Valbona Taraku.

Taulant Kelmendi

Degën e Gjilanit pritet ta udhëheq kryetari aktual i kësaj komune Alban Hyseni ndërsa kryetare e gruas pritet të jetë Arijeta Rexhepi.

Alban Hyseni

Kryetare e qendrës në Ferizaj është zgjedhur, Fatbardha Reka, ndërsa si kryetare e gruas është zgjedhur Shqipe Jashari.

Artan Abrashi

Degën e Prizrenit pritet ta udhëheq Artan Abrashi së bashku me Nora Fetoshin si kryetare e gruas./Shqip.com