Sport Ndërkombëtar

Këta janë gjashtë futbollistët e vetëm te Chelsea që e përshëndetën ish-trajnerin Potter

Grahm Potter

Mediat angleze raportojnë se futbollistët në klub talleshin shpesh pas krahëve të Graham Poter, duke i vënë nofkën “Herri” apo “Hoguarts”, duke ironizuar me mbiemrin e tij si magjistari i librit të famshëm për fëmijë.

Kur u largua, vetëm 6 futbollistë e përshëndetën trajnerin me mesazhe në rrjete sociale, duke e falënderuar për punën bashkë në këtë periudhë.

Ben Chilwell, Mark Cucurella, Kai Havertz, Fofana, Madueke dhe Armando Broja, ishin ata lojtarë të cilët dërguan një mesazh publik në mbështetje të trajnerit.

“Faleminderit trajner”, ishte ajo që shkruante sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili nën drejtimin e Poter luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në sfida zyrtare me fanellën e Çelsit, duke bërë edhe debutimin në Ligën e Kampioneve.

/Shqip.com