Kulturë

Këta janë dy reperët shqiptar që do performojnë në “Sunny Hill” në Tiranë

“Sunny Hill” po zbulon dita- ditës artistët që do të ngjiten në skenën festivalit që do të mbahet në Tiranë.

“Sunny Hill-it” është gati t’i vihet flaka me pjesëmarrjen e dy prej artistëve më të pëlqyer nga publiku, Mozzik dhe Getinjo.

Dy vëllezërit do të ngjiten në skenën e Sunny Hill i cili këtë vit do të mbahet për herë të parë në Tiranë.

Deri më tani janë zbuluar emrat e 13 artistëve të cilët do të performojnë në skenën e madhe. Disa ditë më parë u konfirmua pjesëmarrja e reperit të njohur Stormzy, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr.

Kujtojmë se edhe Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor./Shqip.com