Rozë

Këta janë dy opinonistët e Big Brother VIP Kosova

Spektakli Big Brother VIP Kosova, ka nisur të hënën.

Ndërkaq, minuta më parë moderatorët e spektaklit kanë prezantuar dy opinonistët.

Opinionistët e BBVK, do të jenë Aferdita Paçaradad dhe Olti Curri.

Ndërkaq, në shtëpi do të jenë 12 banorë.

Big Brother VIP Kosova ka startuar për herë të parë këtë vit dhe do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Qëndrimi i banorëve në shtëpi është planifikuar të jetë 100 ditë.

Ndërkaq, në programe të veçanta në kuadër të BBVK përfshihen “prime” të hënave e të premteve.

Ndërsa, në Shqipëri edicioni i dytë pritet të fillojë shumë shpejt.

/Shqip.com