Kulturë

Këta janë artistët që do ta përmbyllin “Sunny Hill”

Të dielën është nata e fundit e festivalit më të madh në rajon “Sunny Hill”, që po mbahet në Prishtinë.

“Sunny Hill”, për katër ditë priti artistë të ndryshëm të vendit e të huaj.

Prej një pjesëmarrje masive të njerëzve në rreth 20 mijë çdo natë “Sunny Hill” shënoj suksesshëm edicionin e 3-të.

Në skenën e këtij festivali u ngjitën shumë artistë të famshëm botërorë si: Dua Lipa, që është vetë themeluesja e festivalit, artisti kolombian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy Yll Limani, Mc Kresha.

Ndërkaq, në natën përmbyllëse të festivalit do të përformojnë artistët si: Diplo, Regard, Burak Yeter, Romeo Blanco, Labi Ramaj, Jimpong, Art Haliti, Vertigeux, Caboo, Bookie, Rrrron dhe Adrian.

Festivali “Sunny Hill”, filloj më 4 gusht.