Rozë

Këta ish-konkurrentë të “Përputhen 2” do të kthehen sërish në emision

Perputhen

Shumë shpejt do të fillojnë përgatitjet për sezonin e tretë të emisionit të famshëm, “Përputhen”.

Si duket, disa ish-konkurrent, të cilët nuk kanë mundur të gjejnë dashurinë jashtë emisionit, do të kthehen sërish.

Kështu, sipas Lajmi.net, janë Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba, të cilët do të rikthehen për të gjetur personin e duhur në “Përputhen 3”.

Ana Lleshi

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe më parë producentja Olsa Muhameti, por duke mos zbuluar detaje të tjera.

Ndërkaq, hyrjet e reja padyshim që mund të ngjallin reagime, pasi të njëjtit kanë qenë njëkohësisht të komentuar shumë në faqet rozë./SHQIP.com

Mevlan Shaba