Sport Ndërkombëtar

Kessie mund të përfundojë te gjiganti italian

FOTO: snl24
FOTO: snl24

Franck Kessie mund të rikthehet sërish në Itali, por jo te skuadra e Milanit.

“Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori mund t’i bashkohet gjatë verës skuadrës së Interit.

Kessie është i pakënaqur te Barcelona dhe dëshiron rikthimin sa më të shpejtë në Seria A.

“Zikaltërit” po shqyrtojnë opsionet e huazimit për sezonin e ardhshëm, por lojtari duhet të ulë pagën e tij aktuale prej 7 milionë euro, në mënyrë që klubi italian të mund ta përballojë.

/Shqip.com