Kessie kompleton testet mjeksore me Barcelonën

Ditë të arta – duket që po vijnë për Barcelonën.
Katalunasit kanë arritur marrëveshje – me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur Di Marzio dhe Fabrizio Romano.
Romano ka shkruar –në Twitter se “Franck Kessié ka përfunduar tashmë testet e tij mjekësore me Barcelonën në Lugano. Marrëveshja verbale është arritur ditë më parë për 6.5 milionë euro pagë të garantuar neto. Kontratat zyrtare do të përfundojnë në javët në vijim”.
Franck ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në Serie A – viteve të fundit.
Teksa – është i pazëvendësueshëm në 11-shën e Stefano Piolit.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë – ka zhvilluar 23 ndeshje në këtë sezon të Series A.
Kurse – ka regjistruar pesë asistime.
:no_upscale()/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70563443/1372931568.0.jpg)
Ai i ishte bashkuar me kuqezinjët në vitin 2015 në formë huazimi nga Atalanta – dhe lëvizja e tij u bë e përhershme vetëm në vitin 2019.
Tranferimi i 25 vjeçarit – Barcës nuk do i kushtojë asnjë qindarkë, pasi ai nuk e ka vazhduar kontratën me rosonerët, e cila i skadon në fund të sezonit./Shqip.com