Sport Ndërkombëtar

Kessie i bashkohet Barcelonës

Franck Kessie

Dilemat morën fund.

Franck Kessie është edhe zyrtarisht futbollist i Barcelonës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi katalunas – përmes një postimi në Twitter.

“FC Barcelona dhe Franck Yannick Kessie kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet Barçës pas përfundimit të kontratës së tij me AC Milan. 

Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e blerjes do të jetë 500 milionë euro” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kessie do të prezantohet – me datë gjashtë korrik – ndërsa tifozët katalunas mund ta ndjekin përmes Barça TV+.

Ai zhvilloi 31 ndeshje në Serie A – gjatë sezonit të kaluar me rosonerët.

Teksa, shënoi gjashtë gola.

25 vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë të Milanit – në vitet e fundit, teksa nga “San Siro” u largua me titullin e kampionit./Shqip.com