Sport Ndërkombëtar

Kessie – do i bashkohet Barçës së Xavit

Franck Kessie

Edhe një transferim – pa e futur dorën në kuletë.

Barcelona ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.

Këtë e kë bërë të ditur mediumi spanjoll AS – ku është shkruar se “Franck Kessié do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm. Në fakt, ai tashmë ka nënshkruar kontratën e tij”.

Ani pse në mesfushë – Barça ka futbollistë si Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Pedri Gonzales – Xavi duket që nuk është i ngopur me kaq.

Franck Kessie (re-)linked with summer move to Tottenham - Cartilage Free  Captain
Franck Kessie

Trajneri spanjoll e preferon që edhe Kessie të zbarkojë në “Camo Nou” për të shtuar edhe më shumë konkurencën për vendin e titullarit.

Kessie ka kontratë me rosonerët – vetëm deri në fund të sezonit dhe katalunsit do e transferojnë pa shpenzuar asnjë qindarkë.

Franck ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në Serie A – viteve të fundit.

Teksa – është i pazëvendësuseshëm në 11-shën e Stefano Piolit.

Franck Kessie: The Jewel In AC Milan's Crown
Franck Kessie

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë – ka zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon të Series A.

Kurse – ka regjistruar pesë asistime.

Ai i ishte bashkuar me kuqezinjët në vitin 2015 në formë huazimi nga Atalanta – dhe lëvizja e tij u bë e përhershme vetëm në vitin 2019. /Shqip.com