Kessie – do i bashkohet Barçës së Xavit

Edhe një transferim – pa e futur dorën në kuletë.
Barcelona ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Këtë e kë bërë të ditur mediumi spanjoll AS – ku është shkruar se “Franck Kessié do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm. Në fakt, ai tashmë ka nënshkruar kontratën e tij”.
Ani pse në mesfushë – Barça ka futbollistë si Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Pedri Gonzales – Xavi duket që nuk është i ngopur me kaq.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/23265455/1238673725.jpg)
Trajneri spanjoll e preferon që edhe Kessie të zbarkojë në “Camo Nou” për të shtuar edhe më shumë konkurencën për vendin e titullarit.
Kessie ka kontratë me rosonerët – vetëm deri në fund të sezonit dhe katalunsit do e transferojnë pa shpenzuar asnjë qindarkë.
Franck ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në Serie A – viteve të fundit.
Teksa – është i pazëvendësuseshëm në 11-shën e Stefano Piolit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë – ka zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon të Series A.
Kurse – ka regjistruar pesë asistime.
Ai i ishte bashkuar me kuqezinjët në vitin 2015 në formë huazimi nga Atalanta – dhe lëvizja e tij u bë e përhershme vetëm në vitin 2019. /Shqip.com