Sport Ndërkombëtar

Kessie – çdo ditë e më larg nga Milani

Franck Kessie


E ardhmja e tij duket larg nga Milano.

Franck Kessie nuk e ka vazhduar ende kontratën me rosonerët dhe qysh në verën e ardhshme mund të largohet si futbollist i lirë – me parametra zero.

Interesim për shërbimet e tij ka shprehur disa skuadra nga Evropa.

“Daily Mail” shkruan se “24-vjeçari ka tërhequr interes nga e gjithë Evropa duke përfshirë Manchester United, PSG dhe Barcelona me kontratën e tij që do të përfundojë verën e ardhshme.

Mesfushori hodhi poshtë ofertën e fundit të Milanit prej 6.5 milionë euro në vit, por ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë thuhet se po mban për rreth 9 milionë euro (7.7 milionë £)”.

Franck Kessie: The Jewel In AC Milan's Crown
Franck Kessie

Sipas të njëjtit medium, kuqezinjët po e mendojnë shitjen e futbollistit në mënyrë që të përfitojnë financiarisht.

“Pa asnjë marrëveshje të re në horizont, Kessie është i lirë të nënshkruajë një parakontratë me ndonjë klub evropian në janar përpara një lëvizjeje në verë. Megjithatë, AC Milan mund të përpiqet ta shesë atë në janar për të rikuperuar një tarifë të vogël transferimi dhe për të shmangur humbjen e tij për asgjë”, shkruan “Daily Mail”.

Kessie ka zhvilluar 16-të ndeshje në këtë sezonë të Series A, kurse ka ndihmuar skuadrën me pesë asistime.

Largimi i tij mund të jetë një hendikep i madh – pasi në dy vitet e fundit ai ka qenë ndër mesfushorët kryesorë të Milanit./Shqip.com