Kulturë

Kështjella Gaziantep dëmtohet nga tërmeti në Turqi

Kështjella Gaziantep, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi, është dëmtuar rëndë pas tërmetit të madh që preku Turqinë gjatë ditës së sotme.

“Disa nga bastionet në pjesën lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike Gaziantep në distriktin qendror të Şahinbey u shkatërruan nga tërmeti, mbeturinat u shpërndanë në rrugë,” raportoi agjensia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.


“Parmakët e hekurt rreth kështjellës u shpërndanë në trotuaret përreth. Muri mbajtës pranë kështjellës u shemb gjithashtu. Në disa bastione u vërejtën çarje të mëdha”, thotë agjencia e lajmëve, e cituar nga CNN.

Kubeja dhe muri lindor i xhamisë historike të Shirvanit, që ndodhet pranë kështjellës thuhet se pjesërisht është shëmb. Ajo ishte ndërtuar në shekullin e 17-të.

Sipas gërmimeve arkeologjike, kështjella u ndërtua për herë të parë si kullë vrojtimi në periudhën romake në shekujt II-IV dhe u zgjerua me kalimin e kohës.

Ajo mori formën e saj aktuale midis viteve 527-565 të e.s. gjatë periudhës së perandorit bizantin Justiniani I, sipas Muzeumeve Turke, vendi zyrtar i muzeve dhe vendeve arkeologjike në Turqi.

/Shqip.com