Lajme Botë

Jack Smith përshpejton hetimet në lidhje me ish-presidentin Trump

Prokurori i Specializuar në Gjykatën Speciale, Jack Smith

Prokurori Special Jack Smith ka përshpejtuar hetimet rreth Donald Trump, përfshirë edhe gjendjen shpirtërore të ish-presidentit amerikan pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe planet e tij për të penguar transferimin e pushtetit.

Deri më tani Smith ka bërë disa lëvizje, duke përfshirë edhe kërkesën e një gjykatësi federal, i cili ka kërkuar që Trump të mbahet përgjegjës për moszbatimin e një thirrjeje që e urdhëron atë të kthej të dhënat e shënuara të klasifikuara.

Smith ka bërë një listë të gjatë të personave që do të merren në pyetje, që janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit, duke përfshirë dy ish-avokatët e Shtëpisë së Bardhë, tre nga ndihmësit më të afërt dhe ish-përpiluesin e fjalimeve, Stephen Miller.

Smith do të ketë një staf gati dy herë më të madh se ekipi i avokatëve të Robert Mueller, që punuan në hetimin e Rusisë.

Ekipi do të ketë në përbërje 20 prokurorë që do të hetojnë ngjarjet e 6 janarit dhe përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës.

Smith do të marrë gjithashtu hetues të sigurisë kombëtare që tashmë po punojnë me hetimin për keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave federale të marra në resortin Mar-a-Lago, pasi Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Bashkë me provat e mbledhura nga avokati Mueller, po bëhet edhe një hetim financiar njëvjeçar.

“Mueller po fillonte praktikisht nga e para, ndërsa Jack Smith në dukje po integrohet në një hetim aktiv dhe të shpejtë” tha Elie Honig, një ish-prokuror federal dhe analist i lartë ligjor i CNN.

Smith gjithashtu nuk do të kufizohet në të njëjtën mënyrë si Mueller, i cili shtyu vendimet nëse do të akuzonte Trump sepse ai ishte një president në detyrë.

Pamje brenda botes së Trump-it

Derisa Trump kritikoi emërimin e Smith në mediat sociale, disa nga avokatët e ish-presidentit nuk presin që ish-presidenti të paditet. Ata gjithashtu besojnë se emërimi i Smith është një gjë e mirë sepse ai nuk është i lidhur emocionalisht me ngjarjen që nga fillimi.

Por të tjerët në ekipin e Trump janë të shqetësuar se emërimi i Smith sinjalizon një qëndrim më agresiv nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, duke e karakterizuar atë si një njeri që godet dhe që ka të ngjarë të ngrejë një hetim penal.

Të premten, Departamenti i Drejtësisë në çështjen Mar-a-Lago mori një goditje të vogël, pasi një gjykatës federal i kërkoi ekipit të Trump, që të përpunojnë një rezolutë, ndërsa hetuesit po përpiqen të sigurohen që të gjitha të dhënat e sigurisë kombëtare, janë përsëri në posedim të qeverisë federale.

Një burim ka thënë për mediumin e njohur amerikan se tashmë Smith i ka bërë me dije gjykatës federale se ai është në krye të hetimit. Nga ana tjetër, avokatët e Trump nuk kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Smith, por burimet e mediumit kanë treguar se ata parashikojnë të flasin me të, sapo të kthehet në SHBA.

Është e paqartë se sa kohë Smith mund të vazhdojë të punojë përpara se të vendosë për ndonjë akuzë në secilin gjyq. Megjithëse ka të ngjarë që të dy hetimet mund të rezultojnë me akuza brenda muajve, Smith mund të shpenzojë ende kohë duke organizuar dhe zgjeruar ekipin e tij, dhe duke vazhduar të zgjedhë informacionin që është mbledhur deri më tani.

Krahasimet me Muellerin

Një numër personash që kanë njohuri me hetimin, thonë se ka ende punë për të bërë për të centralizuar të gjitha pjesët lëvizëse të ekipeve të mëdha të prokurorisë nën zyrën e re të këshilltarit të posaçëm.

Smith pritet të përgatisë një zyrë që do të shërbejë për dy ekipet hetimore larg selisë së drejtësisë në qendër të qytetit, njëjtë siç bëri avokati Mueller apo edhe John Durham, i cili është afër finalizimit të hetimit të çështjes Trump-Rusi të vitit 2016.

Sipas disa njerëzve të njohur me emërimin e tij, Smith do të operojë më shumë si një prokuror i SHBA-së, duke menaxhuar një ekip ekzistues prokurorësh të karrierës, që tashmë po punonin në rastet dhe duke nënshkruar provat që i sjellin atij, ndryshe nga veprimet që kishte ndërmarrë avokati Mueller.

Dokumentet e bëra tashmë publike e kanë bërë të qartë se Trump është nën hetim për keqpërdorim të sekreteve të sigurisë kombëtare pasi ra nga pushteti.

Burime të CNN kanë thënë se Departamenti i Drejtësisë kishte formuar ekip hetimor, pas përpjekjeve për të bllokuar transferimin e pushtetit nga Trump tek presidenti Joe Biden pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Puna që është udhëhequr nga Zyra e Prokurorit të Departamentit të Drejtësisë, tani do të kalojë nën këshillin special.

E udhëhequr pjesërisht nga ish-prokurori federal me bazë në Maryland, Thomas Windom, Departamenti në fjalë, ka shtuar prokurorë në ekipin e hetimeve të 6 janarit në muajt e fundit.

Windom dhe pjesa tjetër, pritet gjithashtu të kalojnë në zyrën e prokurorit special. Kurse ekipi i drejtuar nga Mary Dohrmann, një prokurore që ka punuar tashmë në disa raste të tjera të trazirave të ndodhura në Kapitol, duket se po riorientohen, bazuar në disa të dhëna të gjykatës për rastet e hapura të trazirave në Kapitol.

Një tjetër prokuror i lartë, JP Cooney, ish-kreu i korrupsionit publik në Zyrën e Prokurorit, po mbikëqyr një hetim të rëndësishëm financiar që Smith do ta marrë përsipër.

Disa burime kanë thënë se hetimi përfshin shqyrtimin e keqpërdorimit të mundshëm të atyre që quhen ‘kontribute politike’. Zyra e Prokurorit, përpara mbërritjes së këshilltarit të posaçëm, kishte ekzaminuar krimet e mundshme financiare në lidhje me trazirat e 6 janarit, duke përfshirë pastrimin e mundshëm të parave dhe sigurimin e mbështetjes së rebelëve për të qëndruar në hotele, dhe udhëtime me autobus për në Uashington përpara datës 6 janar.

Megjithatë, në muajt e fundit, hetimi financiar është përqendruar në sigurimin e informacioneve edhe në pjesën pas zgjedhjeve, duke përfshirë edhe financimet tjera të njerëzve që ndihmuan Trumpin. Një nga burimet e CNN ka thënë se hetimi financiar rriti intensitetin, pasi hetuesit e Departamentit të Drejtësisë, hetuan disa bashkëpunëtorë pas trazirave të vitit 2021.

Në intervistat me njerëz në orbitën e Trump gjatë disa muajve të fundit, një pjesë e fokusit të DD-së ka qenë në afatin kohor deri në 6 janar dhe përfshirjen dhe njohuritë e Trump për ngjarjet e mundshme atë ditë.

Aleatët e Trump kanë pohuar vazhdimisht se asnjë prej lëvizjeve të Trump që kanë lidhje me 6 janarin, nuk përbëjnë krim. Ata kanë sugjeruar gjithashtu se nëse Trump do të përballej përfundimisht me një aktakuzë, pasi i njëjti merrte këshilla kontradiktore nga avokatë të ndryshëm. Për shembull, sipas aleatëve të Trump, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone i tha ish-presidentit se Zëvendëspresidenti Mike Pence nuk mund të bllokonte certifikimin e zgjedhjeve më 6 janar, ndërsa Rudy Giuliani dhe të tjerët besonin se ai mund ta bënte atë veprim.

Edhe në fillim të këtij viti, prokurorët federalë po pyesnin posaçërisht dëshmitarët nëse kishte një plan për të vjedhur në zgjedhje dhe që Trump të mos pranonte.

Hetimi i Departamentit të Drejtësisë ka evoluar ndjeshëm që nga ajo kohë, por burime të njohura me dëshmitë para jurisë së madhe në muajt e fundit, i kanë thënë CNN se prokurorët janë ende të fokusuar në çështjen thelbësore nëse ka pasur një plan për të vjedhur në zgjedhje dhe atë se a kishte njohuri Trump për atë që do të ndodhte më 6 janar, raporton CNN.

/Shqip.com