Lajme

Këshilltari i Pacollit: Ç’njohja, pjesë e aferës korruptive të qeveritarëve serb

Togo e ka ç’njohur edhe zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një vizite në Serbi ditën e djeshme.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Jetlir Zymberajt- këshilltar i Bexhet Pacollit- ish Ministër i Punëve të Jashtme.

Lexo edhe:
Shefi i diplomacisë së Togos: Tërheqja e njohjes së Kosovës është përfundimtare

“Drejtori i Kompanisë “Vlatacom Institute”, Vladimir Cizelj, sekseri i Vuçiqit dhe Daçiqit, i njohur për afera korruptive në shumë vende afrikane dhe me çështje gjyqësore në Botsvanë, është personi që vazhdon të shtroj tepihun e kuq për diplomacinë koruptive të Serbisë, që ka prekur edhe ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey”, ka shkruar Zymberaj

Lexo edhe:
Ç’njohja e Togos, reagon Gërvalla

Më tutje Zymberaj ka thënë se nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia.

“Nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia, ajo ka këtë formë të politikës së jashtme, duke mbështetur regjime që vrasin njerëz dhe korruptojnë diplomatë. Problemi është se në Kosovë ka nga ata që e përdorin këtë fushatë të Serbisë, e cila është kundër shtetit të Kosovës, më së shumti për sulme ndaj kundërshtarëve politikë, e ndaj Serbisë heshtin”.

Republika e Togosë e kishte njohur Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014.

/Shqip.com