Lajme

Këshilltari i Kurtit: U mora vesh me Bahtirin të ketë kujdes në komunikim

Arbër Zaimi, Agim Bahtiri dhe Faruk Mujka.

Arbër Zaimi, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është marrë vesh me Agim Bahtirin që të ketë kujdes në komunikim.

Ai ka thënë se Bahtiri do ta fitojë Mitrovicën, pasi sipas tij është i vetmi që se lejon “vendosjen e kufirit në ibër”.

“Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje . Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim”, ka shkruar Zaimi në Facebook.

Agim Bahtiri është kandidat për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bahtiri i kishte fituar zgjedhjet e para në vitin 2013 përmes Aleancës Kosova e Re, më pastaj e kishte fituar edhe mandatin e dytë (2017) nga radhët e AKR-së, por në balotazh e kishte mbështetjen direkte të Albin Kurtit.

Më pastaj, Bahtiri aderoi në Lëvizje Vetëvendosje, ku tash i prin garës për të parin e Mitrovicës. /Shqip.com