Lajme Ballkan

Këshilltarët e Scholz e Macron, Escobar dhe Lajçak më 17 dhjetor në Beograd

Këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emanuel Macron së bashku me Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet që me 17 dhjetor të vizitojnë Beogradin.

Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një paraqitje televizive të dielën në Serbi.

“Do të ketë katër, pesë orë bisedime të rëndësishme, dhe deri atëherë le të përpiqemi ta ruajmë paqen në çdo mënyrë dhe do të bëjmë më të mirën tonë”, tha Vuçiq.

Ndërkohë nesër për vizitë në Kosovë pritet të qëndrojë, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet së bashku me Gabriel Escobar.

Vizita e tyre pritet të ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

/Shqip.com