Lajme

Këshilli Prokurorial kërkon raport nga Prokuroria Themelore në Prizren lidhur me veprat e Dibran Hoxhaj

Keshilli Prokurorial i Kosoves

 Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.

Po ashtu sipas njofitmit është bërë e ditur se Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për Dibran Hoxhën të njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurit, për vrasjen në Prizren.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023.

Dibran Hoxha lihet në paraburgim, “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Kurse, pesë të pandehurit “A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 parag.1, lidhur me nenin 31të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”.

/Shqip.com