Lajme

KPK voton Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit

Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për kryeprokuror të ri të Shtetit.

Pas votimit dhe aprovimit të prokurorit Blerim Isufaj nga Këshilli Prokruorial, emri i tij do të shkojë tek Presidentja e vendit për dekretim.

Këshilli Prokurorial ka refuzuar kundërshtimet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit dhe tani është duke u përgatitur për votimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

 KPK me 7 vota kundër,  1 për dhe  3 abstenime ka vendosur që të mos e aprovojë raportin me rekomandime të aprovuara pjesërisht nga Komisioni Rishqyrtues.

Një vendim i tillë erdhi pasi, Komisioni Rishqyrtues i ka propozuar Këshillit që të aprovojë raportin e tyre me të cilin kishin aprovuar pjesërisht kundërshtimet për poentim të pasaktë të katër kandidatëvë për Kryeprokuror të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Konkretisht janë refuzuar kundërshtimet e kandidatëve, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Kundërshtimi i katër kandidatëve të lartpërmendur erdhi pasi Komisioni rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, në krye me kryesuesin Jetish Maloku dhe anëtarët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, kishin renditur në këtë garë, kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa sipas rezultatit të intervisitimit renditja e katër kandidatëve të tjerë sipas pikëve ishte: Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 82.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

Lidhur me kundërshtimet e kandidatëvë për Kryprokuror të Shtetit ka vendosu Komisioni më përbërje të anëtarvë ,Veton Shabanin, Ardian Hajdaraj dhe Jehona Grantolli.

Ndryshe fillimisht në këtë përbërje ka qenë anëtari Agron Beka mirëpor i njëjti ka dhënë dorëheqje , pas dorëheqjes se anëtarit të KPK-së Agron Beka nga ky komision, vendin e tij e ka zënë anëtarja Jehona Grantolli.

Prokurorët Hamiti, Fazliu, Sylejamni dhe Munishi kishin bërë kundërshtime në tre baza, moszbatim të ligjit, moszbatim të rregullores dhe për poentim të pasaktë. /Shqip.com