Lajme

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nga një qershori do të kryesohet nga Shqipëria

Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga një qershori deri në fund të muajit do të kryesohet nga Shqipëria.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj organizate botërore në Twitter.

Anëtarët në krye të Këshillit të Sigurimit ndërrohen sipas rendit alfabetik.

Pas Shqipërisë nga një korriku do të jetë Brazili, për të vazhduar tek Kina, Franca e të tjera.

Shqipëria ishte zgjedhur anëtare jo e përhershme e OKB-së më 11 qershor 2021 dhe mandati i saj përfundon më 31 dhjetor 2023.

Në këtë Këshillin e Sigurimit, pesë anëtarë janë të përhershëm: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca.

Ndërsa 10 të tjerat kanë mandate dy-vjeçare./Shqip.com