Lajme

Këshilli i Prindërve: Mësimi të shtunave për nxënësit është i dëmshëm dhe joligjor

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi

Këshilli i Prindërve edhe një herë ka potencuar se është kundër zëvendësimit të orëve mësimorë gjatë ditës së shtunë.

Kryetari i këtij këshilli, Jeton Demi për SHQIP.com ka thënë se mësimi të shtunën për nxënësit është i dëmshëm dhe joligjor.

“Këshilli i prindërve i ka sqaruar prindërve të nxënësve që mësimi të shtunave është i dëmshëm, joligjor dhe pamundëson aktivitetin e fëmijëve në fundjave, si dhe është i padëshiruar nga ta. Kjo sjellje edhe lodhje dhe mërzitje”.

Ai ka thënë se nga informacionet që ka asnjë shkollë në Prishtinë nuk është duke zhvilluar mësim të rregullt.

“Rrjedhimit në Prishtinë më sa kam informacione në shumicën e shkollave shumë pak nxënës janë paraqitur dhe nuk është zhvilluar ndonjë proces i rregullt mësimor. Andaj besojë që qëndrimi i jonë ka qenë parimor dhe në mbrojtje të drejtave të fëmijëve që po reflektohet në mungesë të prezencës së fëmijëve në shkolla masivisht. Po besoj që e shtuna e parë mund të jetë pak më e vështirë, për tu kuptuar drejtë, por pas kësaj do të jetë më e qartë edhe për prindërit se nuk ka kuptim dhe nuk funksionon mësimi të shtunave”.

Ndryshe, mnistria e Arsimit ka bërë të ditur se nga inspektimet e para në teren shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.

Ndryshe, SBASHK-u  të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre, mirëpo me 3 tetor greva është pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Kjo nuk është e gjitha, pasi përplasjet filluan për kompensimin e orëve mësimore.

Nga MASHTI-i kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura duhet të bëhet sipas kalendarit të paraqitur nga ta dhe mosrespektimi është vepër penale.

Nagavci në një postim ka thënë se mësimdhënësit që nuk do ta mbajnë procesin mësimor nuk do të kompensohen.

Ndërsa, nga kjo sindikatë kanë thënë se orët nuk do të kompensohen dhe sipas tyre nuk kanë frikë nga “kërcënimet” e ministrisë.

/Shqip.com