Lajme

Këshilli i Prindërve i shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për nesër

Ilustrim

Këshilli i Prindërve në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se protesta do të mbahet për të shprehur shqetësimet lidhur me mos fillimin e procesit mësimor.

“Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë, ka organizuar një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

Protesta do të mbahet para shkollës në fjalë duke filluar nga ora 12:10 deri në ora 13:00.

Sot bëhen 1 muaj e një ditë që kur nxënësit dhe mësimdhënësit gjenden në grevë.

Shumica e shkollave veçse tashmë kanë filluar me proces mësimorë edhe pse SBASH po vazhdon të këmbngulin në kërkesën e tyre.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” ka organizuar një protestë, përmes të cilës kanë kërkuar rifillimin e procesit mësimorë.

Protesta është organizuar në oborrin e shkollës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rraman Jasharaj për Shqip.com ka thënë se tendenca e kryeministrit Albin Kurtit për të përçarë anëtarësinë është e kotë.

Jasharaj tha se Kurti është dashur që të zhvillojë takime këtë fundjavë me sindikalistët në vend se të këtyre deklaratave se sindikatat janë të ish-koalicionit PAN.

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com