Lajme

Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” organizon protestë, kërkojnë rifillimin e procesit mësimorë

Shkolla Fillore " Faik Konica" Prishtinë

Sot bëhen 1 muaj e një ditë që kur nxënësit dhe mësimdhënësit gjenden në grevë.

Shumica e shkollave veçse tashmë kanë filluar me proces mësimorë edhe pse SBASH po vazhdon të këmbgulin në kërkesën e tyre.

Gjatë ditës së sotme Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” organizon protestë, përmes të cilës kërkojnë rifillimin e procesit mësimorë.

Protesta organizohet në oborrin e shkollës dhe nis në ora 12:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rraman Jasharaj për Shqip.com ka thënë se tendenca e kryeministrit Albin Kurtit për të përçarë anëtarësinë është e kotë.

Jasharaj tha se Kurti është dashur që të zhvillojë takime këtë fundjavë me sindikalistët në vend se të këtyre deklaratave se sindikatat janë të ish-koalicionit PAN.

“Në vend të këtyre deklaratave, Kurti është dashur që të kujdesët që në këtë të shtune ose të diele të ketë takim të vazhdueshme me Këshillin Grevist, këshill ky i cili e ka besimin e tërë anëtarësisë dhe të ulët dhe të ofrojë ndonjë version tjetër që ne do të mund të ja prezantonim anëtarësisë”.

Ndërsa për propozimin e deputetes Hykmete Bajramit, Jasharaj ka thënë se e ka bërë nga vullneti i mirë por që nuk dallon nga propozimet e Qeverisë.