Lajme

Këshilli i BE-së me mbështetje dhe kritika për Kosovën, përmendet edhe dialogu me Serbinë

Flamuri i Bashkimi Evropian dhe i Kosovës

Këshilli i Bashkimit Evropian ka dal me konkluzione sa i përket Kosovës në procesin e zgjerimit dhe stabilizim asociimit.

Ky këshill, mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe përshëndet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këshilli mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe njeh rëndësinë e tij për shtetasit e Kosovës. Këshilli pret me padurim negocimin e shpejtë dhe të suksesshëm me Parlamenti Evropian në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Rregulloren (BE) Nr 2018/1806”, thuhet në raportin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Duke u ndalur tek dialogu, kërkohet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të trajtojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes dy vendeve.

“Këshilli pret që Kosova të të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje tërësore ligjërisht detyruese me Serbinë mbi normalizimin e marrëdhënieve më përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe acquis të BE-së pa vonesë të mëtejshme. Kjo marrëveshje duhet të trajtojë të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal”

Kjo është vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia mund të përparojnë në udhët e tyre respektive evropiane. Këshilli përsërit pritje të fortë që të gjitha marrëveshjet e kaluara të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë, dhe që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe. Këshilli u bën thirrje të dy palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe nga retorika që nuk është e favorshme për dialog”.

Kosovës i bëhet thirrje për përmirësime në fushën e sistemit gjyqësor.

“Në fushën e gjyqësorit, Këshilli i bën thirrje Kosovës të përmirësojë  zbatimin e mjeteve ekzistuese për të mbrojtur integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë nëpërmjet ndryshimeve legjislative të përshtatshme, dhe mirëpret angazhimit të qeverisë për të ndjekur rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe për të bashkëpunojë me BE- në”.

Sipas Këshillit të BE-së, Kosova ka mangësi edhe në proceset zgjedhore, gjë e cila duhet të evitohet dhe ta forcoj luftën ndaj krimit të organizuar.

/Shqip.com