Lajme

Këshilli Gjyqësor emëron katër gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

Gjykata Komerciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar katër gjyqtarë në Gjykatën Komerciale.

Emërimi i tyre është bërë në takimin e 288-të të këshillit, i cili është udhëhequr nga kryesuesi, Albert Zogaj.

“Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, kanë emëruar dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, Franciska Zhitija – Ymeri dhe Faton Bajrami, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, si dhe kanë avancuar dy gjyqtarë, Krenar Berisha dhe Saranda Bogaj – Sheremeti, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale”, thuhet në njoftim.

Franciska Zhitija – Ymeri, Faton Bajrami, Krenar Berisha dhe Saranda Bogaj – Sheremeti

KGJK ka njoftuar se mandati i gjyqtarëve fillon nga data një qershor 2022.

Këshilli po vazhdon punën me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës në takimin e 288-të./Shqip.com