Lajme

Kërqeli: Prezantohet kabineti i opozitës për 15 vitet e ardhshme

Ilir Kërqeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pasi që Partia Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës ka paraqitur ‘’Kabinetin për Qeverisje të Mirë’’.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkuar është është prezantuar kabineti i opozitës për 15 vitet e ardhshme.

 ‘’Prezantohet kabineti i opozitës për 15 vitet e ardhshme’’ ka shkruar Kërqeli.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar “Kabineti për Qeverisje të Mirë”

Kjo është bërë e ditur përmes një video-mesazhi nga ana e Krasniqit.

Gjatë prezantimit Krasniqi është shprehur se nga sot po vazhdohet me një frymë të re  dhe me shikim nga e ardhmja.

‘’Ne po vazhdojmë në një rrugëtim të ri dhe tejet të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët’’ ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit ky është një rrugëtim i shpresës dhe perspektivës.

Ajo ka shtuar se pushteti jo vetëm që nuk ka mbushur premtimet elektorale por e ka ngulfatur perspektivën zhvillimore të vendit./Shqip.com