Lajme

Kërkojnë të shkojnë ilegalisht në Zvicër, ua kërkojnë tetë mijë e 500 euro për t’i ndihmuar

Kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Dy persona kanë deklaruar se një person i dyshuar ka kërkuar tetë mijë e 500 euro për t’i ndihmuar që të dalin ilegalisht në Zvicër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personat janë ndalur në pikën kufitare te Dheu i Bardhë gjatë ditës së premte.

“Janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të arrinin në Zvicër. Sipas viktimave, i dyshuari ka kërkuar 8500 euro, për t’ju ndihmuar”, thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Shqip.com