Sport Ndërkombëtar

Kërkoi lirimin për herë të dytë, merret vendimi zyrtar për Dani Alves

Gjykata e Barcelonës refuzoi për herë të dytë kërkesën e Dani Alves për lirim nga burgu.

Përfaqësuesit ligjorë të mbrojtësit brazilian i kishin kërkuar lirinë derisa të gjykohej për rastin e përdhunimit për të cilin akuzohet, duke dhënë garanci se nuk do të arratiset. Në fakt, ata raportuan se ai donte të ishte pranë fëmijëve të tij në Barcelonë dhe për këtë arsye nuk kishte arsye për t’u shqetësuar se do të përpiqej të zhdukej.

Megjithatë, gjykata u përgjigj negativisht dhe kështu asi 40-vjeçar do të qëndrojë në burg, deri në një njoftim të dytë.

Alves akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në tualetin e një klubi nate në Barcelonë më 30 dhjetor. Që prej datës 20 janar, për shkak të provave rënduese që kanë dalë ndaj tij, ai qëndron në paraburgim, ndërsa është rrëzuar edhe kërkesa e parë për lirim që pala e tij ka paraqitur në maj.

/Shqip.com