Rozë

Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela Hajati ka dy fjalë për Dean

Banorja e Big Brother VIP Albania, Dea Mishel, është komentuar shumë për një video që ishte publikuar teksa ajo bullizonte fëmijët jetim.

“Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?”, kishte thënë ajo.

Ndërsa, kjo deklaratë ishte shoqëruar me reagime të ashpra kundër saj.

Së fundmi, ajo me një fjalim në Big Brother Vip Dea ka kërkuar falje mes lotësh.

‘Kam folur për fëmijët që janë rritur pa prindër. Ndonjëherë kur kam një mërzi apo stres, më kap një ngërç emocional që nga serioziteti unë i kthej gjërat me të qeshur dhe është dukur sikur unë jam tallur me fëmijët që kanë rritur pa prindër. Portalet e kanë prerë dhe është përfolur për një kohë shumë të gjatë. Unë e kam vuajtur shumë sepse nuk dua të vras dikë me fjalët e mia”.

Pas deklaratës ka reaguar Ronela Hajati, e cila i ka dalë në krah me anë të një postimi në rrjete sociale. 

“Të kam shumë xhan, jo çdo kush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”, ka shkruar ajo. 

/Shqip.com