Rozë

“Kërkoi 600 mijë euro”? Arbana Osmani thyen heshtjen: Çfarë ndodhi me Big Brother VIP

Arbana Osmani, ish-moderatore e Big Brother VIP Albania, vendosi të flasë mb disa çështje shumë të përfolura në media muajve të fundit, duke hedhur dritë mbi raportet e saj me Top Channel dhe të ardhmen e saj në botën e televizionit.

Në një intervistë me Mira Kazhanin, ajo u rrëfye edhe për biznesin e saj dhe adreson spekulimet për kërkesën e saj financiare.

Arbana shpjegon se si ka zgjedhur të fokusohet në atë që i sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore dhe sesi ka mësuar të shijojë çdo çast të prezentit.

Ajo rrëfen për periudhat e ngjeshura në jetën e saj dhe vendimet për të ndjekur pasionet dhe qëndrimet më pranë fëmijëve të saj, duke shfaqur një lloj falënderimi për vëmendjen e publikut dhe mbështetjen e tyre.

E pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana shprehey.

“Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.

Kur biseda arrin te pyetja se a ka kërkuar Arbana një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha:

Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, deklaron ajo.

“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.

Arbana thekson gjithashtu se gjatë viteve të saj si moderatorë e Big Brother VIP Albania, ka mbetur besnike ndaj formatit dhe ndaj teleshikuesve që kanë ndjekur programin me ose pa të.

/Shqip.com