Ekonomi Biznes

Kërkohet themelimi i Bursës së Kapitalit

Bordi i AKB-së mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023 ku diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës ku mes të tjerëve ishte Ligji i ri i Administratës tatimore të Kosovës ATK, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë,Tregtia e brendshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-së.

Sipas njoftimit për medie, Bordi i AKB-së miratoi raportin e aktivitetet dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK-së sa do që është i mirë, nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurrencën e drejtë në Kosovë.

“Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika. Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektorë të ndryshme në Kosovë. AKB-ja i kërkon qeverisë së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomikë, vendor dhe ndërkombëtare ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Në takim ishin Agim Shahini Kryetar i AKB-ës, Suat Berisha nënkryetar, si dhe antarët e Bordit udhëheqës.

/Shqip.com