Lajme

Kërkohet të shtyhen zgjedhjet lokale shkak i pandemisë

Votimet

Kryetari i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka kërkuar nga presidentja që të shtyjnë zgjedhjet lokale, shkak i pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Syla tregoi për gjendjen e rëndë në të cilën gjendet stafi shëndetësorë për shkak të rasteve në rritje.

“Presidente jemi për marre e gjynah, për menaxhim të Pandemisë, Ju lutem jeni bija e një punëtoreje të respektuar shëndetësore, e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur, dërmuar, ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni”.

“Nuk po kërkoj takime, foto të çastit e lëmoshë, po kërkoj njerëzi dhe ndjenjë. Kryetare anuloni zgjedhjet lokale dhe formoni sa më shpejt nga ju grupin për shpëtim nacional nga pandemia …jemi keq”, ka shkruar ai në Facebook.

Të shtunën u regjistruan 2 mijë e 279 infeksione me COVID-19.

Ndërkohë, zgjedhjet janë të parapara të mbahen më 17 tetor.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, po kërkon nga qytetarët që të vaksinohen. /Shqip.com