Lajme

Kërkohet suspendimi i gjashtë zyrtarëve policorë

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Ferizaj.

Vendimi është marrë pas pranimit të një ankese nga një qytetar, i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht si i dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj 6 zyrtarëve policorë, IPK ka bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

/Shqip.com